26.1 C
Mitrovice
E martë, 9 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Bajrami reagon pas rezultateve preliminare: Mosdalja e qytetarëve në votim thirrje për reflektim, diku ia kemi huqur

Kandidatja për deputete e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për herë të parë përmes profilit të saj në ‘facebook’ pas daljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Bajrami thotë se mosdalja në votime ka qenë një mesazh i qartë për të gjithë.

“ E lexoj këtë rezultat si protestë qytetare!Abstenimi i tyre është thirrje për reflektim dhe llogaridhënie se pse erdhëm në situatën ku mbajmë zgjedhje për të shkuar përseri në zgjedhje”, ka shkruar ajo, raporton Express.

Bajrami thotë se qyetarët në masë të madhe ndëshkuan Lëvizjen Vetëvendosje.

“Pa asnjë dyshim, shumë qytetarë ndëshkuan partinë që kishte 51 për qind, e cila e keqpërdori, përbuzi dhe nuk e zbatoi vullnetin e popullit”, ka shtuar Bajrami.

Sipas saj, qytetarët dhanë mesazh edhe për partitë opozitare.

“Njëkohësisht, edhe neve na thanë qartë se duhet më shumë punë, më shumë seriozitet dhe më shumë përkushtim që të na shohin si zgjidhje.Secili e ka kuptuar se tri palë zgjedhje u mbajtën jo për shkak të mospajtimeve: nëse duhet të prodhojmë apo të importojmë energji, jo sepse nuk u pajtuam për programe zhvillimore, por sepse tema qendrore u bë: kush ku do të ulet”, ka potencuar Bajrami.

Ish-ministrja Bajrami ka thënë se është koha për të menduar përtej karrigeve.

“Përfundimisht, është koha të mendojmë përtej karrigeve.

Dhe rezultati i këtyre zgjedhjeve është thirrje për reflektim sepse, nëse duam të jemi të sinqertë me veten, qartazi diku ia kemi huqur.Lidhja Demokratike e Kosovës është më shumë se një palë zgjedhje, më shumë se një rezultat dhe më shumë se një episod politik, andaj duhet reflektim i thellë për tu rikthyer më e fortë”, ka përfunduar ajo.

TË FUNDIT

TË FUNDIT