Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, ka deklaruar se kushdo që ka guxuar ta prekë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg.
Bajrami këtë deklaratë e bëri për rastin e Mitrovicës, ku ka dyshime për manipulime me vota.
“I bëj thirrje urgjente KQZ-së, Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve tjera ligjzbatuese të veprojnë dhe të qartësojnë gjithçka që ka ndodhur në Mitrovicë”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Ajo theksoi se kjo nuk duhet dhe nuk guxon të kalojë si diçka normale një gabim i ashtuquajtur “teknik” në fletëvotime.
“Askush nuk duhet të frikësohet nga zbardhja e së vërtetës. Procesi elektoral është lënduar dhe duhet sa më shpejt të ketë përgjigje dhe përgjegjësi!”, përfundon reagimi i deputetës së LDK-së





