7.6 C
Mitrovice
E enjte, 29 Janar, 2026
spot_img

Bajrami për propozimin për shtrenjtim të rrymës: Pasurimi i tregtarëve të energjisë po bëhet në kurriz të qytetarëve

Zyrtarja e lartë e LDK-së, ka reaguar ndaj ndaj propozimit të KESCOS për rritjen e energjisë elektrike deri në 21%, e cila vlerëson se pasurimi i tregtarëve të energjisë po bëhet në kurriz të qytetarëve, shkruan Gazeta Metro.

Bajrami rikujtoi premtimin e kryeministrit Albin Kurti për uljen e çmimit të energjisë dhe paralajmëroi se çdo rritje e energjisë ka efekt zinxhir në shtrenjtimin e të gjitha produkteve.

“Kërkesa e KESCO-s për rritje të çmimit të energjisë nuk është as e vetmja e as definitive, pasi rritje çmimi sigurt kanë kërkuar edhe operatorët e tjerë: KEDS, KOSTT dhe KEK. Sido që të jetë, mos e harroni kurrë premtimin e Albin Kurtit para se të vinte në pushtet, kur thoshte ”do ta lirojmë energjinë se është tepër e shtrenjtë kur rrimë mbi gjithë këtë energji”, ka shkruar Bajrami.

Tutje sipas saj sa herë që flitet për rritje të çmimit të energjisë, rriten çmimet e të gjitha artikujve.

“Një gjë tjetër duhet ta kemi parasysh se sa herë që flitet për rritje të çmimit të energjisë, rriten çmimet e të gjitha artikujve. Pra, rritja e çmimit të energjisë ka gjithmonë efekt multiplikues dhe gjithmonë negativ. Dhe në fund mos harroni se 100 Euro në kohë zgjedhjesh, shtesat për lehona, shtesat për fëmijë, shtesat për të moshuar dhe studentë janë pasojë e varfërimit të qytetarëve, jo rezultat i zhvillimit ekonomik. Ka ardhur koha që secili qytetar i këtij vendi të dalë kundër çdo vendimi të padrejtë të institucioneve publike dhe qeverisë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Të enjten ZRRE ka publikuar aplikimet fillestare të kompanive KESCO, KEDS dhe KOSTT për kostot dhe të hyrat e lejuara maksimale për vitin 2026. Sipas këtyre shifrave, shuma totale që kompanitë kërkojnë të mbulohet tejkalon 90 milionë euro, që do të përkthehej në një rritje të mundshme të tarifave të energjisë elektrike afër 21%./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT