7.4 C
Mitrovice
E hënë, 3 Nëntor, 2025
spot_img

Bajrami-Muratit: Mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit të VV-së, Hekuran Murati, duke e akuzuar atë për mashtrime dhe për keqinformim të opinionit publik lidhur me çështjen e votimit të buxhetit.

Bajrami ka theksuar se situata aktuale nuk mund të krahasohet me rastet e kaluara, duke kujtuar se “në atë kohë z. Hoti ka qenë kryeministër në detyrë, jo deputet i betuar, ndërsa unë kam qenë ministre e financave në detyrë, jo deputete e Kuvendit.”

Ajo ka shtuar se interesi i shtetit është që “qeveria të largohet sa më parë, jo t’i zgjatet jeta me veprime në kundërshtim me Kushtetutën.”

“Mashtrues keni qenë, të tillë jeni dhe s’ka asnjë tregues që do të ndryshoni ndonjëherë,” ka thënë Bajrami, duke kërkuar shkuarjen në zgjedhje si zgjidhje të vetme nga kriza politike.

“Zgjedhje sepse s’ka zgjidhje – kthehemi te qytetarët, atyre u tregoni pse me 42% të votave nuk ishit në gjendje të bënit koalicion qeverisës,” ka përfunduar reagimin e saj deputetja e LDK-së.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT