-3.2 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Bajrami: Mbi 177 milionë euro të bllokuara që nga 2016-ta – zhbllokimi nis që ditën e parë të qeverisjes sonë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar vonesat në zbatimin e shtatë projekteve të ratifikuara që në vitin 2016, me vlerë 177 milionë e 900 mijë euro, të cilat sipas saj, ende nuk kanë filluar.

Ajo ka theksuar se këto projekte, shumica të investimeve kapitale për trajtimin e ujërave të zeza, do të zhbllokohen menjëherë nëse fiton LDK-ja qeverisjen pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“I kemi 177 milionë e 900 mijë euro, shtatë projekti të cilat janë të ratifikume në projekt gjatë viteve 2016 e të cilat është dashur që të përfundojnë në vitin 2023, dhe sot e kësaj dite nuk kanë filluar. Me të vërtetë kjo nuk e ka asnjë lloj arsyetimi, këto janë projekte që do të zhbllokohen që në ditën e parë. Shumica prej këtyre janë investime kapitale në trajtim të ujërave të zeza në gjëra tjera”, ka deklaruar Bjarami në Debat Plus.

“Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit në faqen 32 dhe 33, e shohim sa mjete i kemi në dispozicion të cilat nuk jemi duke i shfrytëzuar. Tash është e vërtetë që në vitin e parë me rritjen e pagave dhe pensioneve ka mundësi që financimi i investimeve kapitale nga buxheti i rregullt i Kosovës me pas pak rënie mirëpo ne do e kompensojmë në vitet e para pikërisht me zhbllokimin e projekteve”, ka deklaruar tutje Bajrami.

Bajrami gjithashtu ka theksuar rritjen e koeficientit të pagave në 150 euro si prioritet të parë, duke nënvizuar se kjo do të bëhet menjëherë në rishikimin e buxhetit.

“Ne në program e kemi rritjen e koeficientit në 150 euro, ne konsiderojmë që kjo do të jetë masa e parë që do të bëhet qysh në rishikim të buxhetit, domethënë nuk bëjmë ngritje të sasisë së koeficienteve por rritje të koeficientit sepse kështu e ka paracaktuar ligji pagave, kjo bëhet javën e parë me rishikim të buxhetit sado që zgjatë kjo”, ka deklaruar tutje Bajrami.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT