19.3 C
Mitrovice
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Bajrami: LDK do të bëjë kallëzim penal, nga 27 marsi në institucionet e Kosovës kanë marrë vendime qytetarët e thjeshtë

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se LDK do të bëjë kallëzim penal, meqë nga data 27 mars , në institucionet e Kosovës kanë marrë vendime qytetarët e thjeshtë.

Bajrami thotë se fillimisht do të bëjnë kallëzim penal dhe më pas do të shohin edhe për hapat e tjerë, ku përfshihet edhe Gjykata Kushtetuese.

Sipas Bajramit, anëtarët e Qeverisë që janë zgjedhur deputet, sipas Ligjit do të duhej të jepnin dorëheqje një ditë para certifikimit të rezultateve.

“Nga data 27 mars, qytetarë të thjeshtë kanë marrë vendimet në ndërtesat e qeverisë së RKS-së dhe LDK fillimisht do të bëjë kallëzim penal, e pastaj do të shohim hapat edhe për në Kushtetuese”, ka deklaruar Bajrami.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT