4 C
Mitrovice
E martë, 9 Dhjetor, 2025
spot_img

Bajrami: Kurti ua rriti çmimin e rrymës për 300% bizneseve, tani flet për pagat e punëtorëve

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, reagoi ashpër ndaj politikave ekonomike të qeverisë Kurti, duke akuzuar kryeministrin për rëndimin e bizneseve vendore me rritje drastike të kostove dhe tatimit në pronë, shkruan Gazeta Metro.

Ajo tha se bizneset po përballen me barrë të shtuar, ndërsa realiteti në terren është krejt tjetër.

“Albini Kurti ua rriti bizneseve vendore çmimin e energjisë 300%, ua rriti tatimin në pronë dhe tani u thotë: ‘vendosa që ju t’ua rritni pagat punëtorëve’”, shkruan Bajrami, duke theksuar se politikat aktuale nuk krijojnë mundësi reale që rritja e pagave të bëhet e qëndrueshme.

Ajo rikujtoi edhe rastin e grevës së një viti më parë, ku gratë që punonin për një kompani private që mirëmbante ndërtesën e Kuvendit kërkonin pagën minimale prej 350 euro.

“A ju kujtohet para një viti greva në oborr të Kuvendit, e grave që punonin për një kompani private që mirëmbante ndërtesën e Kuvendit? Ato gra kërkonin pagën minimale të caktuar nga Kurti në atë kohë – 350 euro. Mbajtën grevë më shumë se dy muaj në oborr të Kuvendit, 100 metra larg zyrës së Kryeministrit, dhe sot shumica e tyre janë pa punë”, shkroi Bajrami.

Ajo shtoi se bizneset sot vazhdojnë të paguajnë çmime shumë më të larta të energjisë dhe tatim në pronë, por punëtorët ende nuk e shohin ndonjë përmirësim të gjendjes së tyre.

“Edhe ato sot e lexojnë statusin e Albin Kurtit për pagën minimale dhe ato kanë të drejtë vote me 28 dhjetor”, tha Bajrami./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT