5.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
spot_img

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Kurtit importi i energjisë 811 milionë euro

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë së Kosovës dhe menaxhimit të sektorit të energjisë gjatë periudhës 2021–2025.

Ajo ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministrat po shmangin ballafaqimin publik, ndërsa ka thënë se Armend Muja, se është vënë në pozitë të vështirë derisa ka tentuar të mbrojë qeverinë dhe aktorë të tjerë të lidhur me sektorin energjetik.

Në reagimin e saj, Bajrami ka përmendur disa zhvillime që, sipas saj, kanë ndodhur gjatë qeverisjes aktuale:

1. Është tërhequr Counter Global.

2. Keni refuzu projektin e gazit amerikan.

3. Nuk është shtu asnjë MWh energji e ripërtritshme – të gjitha projektet e Ministrisë së Ekonomisë që 5 vjet janë në procedura.

4. Gjatë kësaj periudhe është rritë çmimi i energjisë 3 herë; është rritë më shumë se dyfish për ekonomitë familjare.

5. Gjatë kësaj periudhe janë përjashtu 1300 ndërmarrje vendore nga tregu i rregulluar. Ka ndodhë liberalizim i dhunshëm i tregut, ndërmarrjeve u është thënë ju nuk mund të bleni energjinë që e prodhon KEK-u, por duhet ta bleni nga vllau i Luan Dalipit dhe të tjerët.

6. Brenda një viti NOA ka ba qarkullim 160 milionë Euro.

7. Ka rasitsë që Kosova me pagu deri 800 Euro për transport të MWh.

8. Sipas të dhënave të Doganës, derisa Kosova prej vitit 2015 deri në vitin 2020 ka importu 273 milionë Euro energji, gjatë qeverisjes së Albin Kurtit (i cili një ndër premtimet e ka pasë me shkatërru “mafinë energjetike”), importi ka arritë 811 milionë Euro.

Asnjë fjalë për 2021–2025!

TË FUNDIT

TË FUNDIT