21.6 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Bajrami: Energjia e importuar po vjen kryesisht nga Serbia

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me gjendjen aktuale në sektorin e energjisë në vend, duke thënë se energjia po vjen kryesisht përmes Serbisë, në emër të “sovranitetit”, fqinjësisë së mirë ose falë kumbarëve të tregtisë me energji.

Ajo ka akuzuar Qeverinë për heshtje dhe mungesë transparence në një situatë të rëndë që sipas saj, po e paguajnë qytetarët.

Bajrami në një postim në Facebook, ka shkruar se aktualisht në KEK është funksional vetëm blloku A3, me një kapacitet prej 110 megavatësh, ndërsa akuzoi KOSTT-in për mospublikim të të dhënave ditore për ngarkesën, duke sugjeruar se kjo ndodhi për shkak të presioneve nga “lart”./ reporteri

Postimi i saj i plotë:

Sot, në KEK funksionon vetëm blloku A3, me kapacitet 110 MW.

KOSTT nuk ka publikuar fare ngarkesën ditore, me gjasë dje kanë marrë vërejtje nga “lart”.

Asnjëri prej atyre që e quajnë veten ministra nuk thanë asnjë fjalë sot për energjinë:

Sa po na kushton importi sot?

Nga po vjen energjia?

Kujt po ia paguajmë transportin?

Po ua them unë: energjia po vjen kryesisht përmes Serbisë, në emër të “sovranitetit”, fqinjësisë së mirë ose falë kumbarëve të tregtisë me energji.

LVV po e pamundëson konstituimin e Kuvendit dhe njëherësh deputetëve që të diskutojnë aty për këtë çështje me rëndësi jetike dhe jo vetëm.

Unë dua të besoj se pas mijëra raportimeve publike, Prokuroria Speciale ka nisur më në fund hetimet për mafinë energjetike.

Mos harroni: jemi duke importuar mbi 1 milion euro energji në ditë, këto janë para të qytetarëve që do t’i paguajnë përmes faturave të rrituara edhe më shumë të energjisë elektrike dhe përmes inflaciont për produktet tjera. Qytetarëve me pak mirëqenie për fitimet të majme, për EFT-në e Vuki-it, NOA-n e për ata që e kanë bë të mundshme krejt këtë situatë.

Hetim për të gjitha institucionet që janë pjesë e sektorit të energjisë!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT