8.5 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Bajrami e quan Muratin gënjeshtar: Tha se kontratat e lidhura më 2008 ishin mbi 800 milionë euro, i tërë buxheti ishte 963 milionë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami sërish po pretendon se e ka zënë në gënjeshtër ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin.

Bajrami ka publikuar disa grafikone që i ka publikuar Murati, me të cilat ai pretendon se në vitin 2008 vlera e kontratave të lidhura kalonte shifrën e 800 milionë eurove.

Sipas kryetares së Komisionit për Menaxhimin e Financave Publike, kjo është e pasaktë.

“Kjo është E PASAKTË, sepse derisa në vitin 2008 krejt buxheti i Kosovës, i shpenzuar ishte 963 milionë euro (sipas raporteve në ëebfaqën e Ministrisë së Financave) Hekurani përmes vizatimit të tij po thotë se vlera e kontratave të lidhura në vitin 2008 ishte mbi 800 milionë euro, E PASAKTË”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ajo ka treguar vlerën e shpenzuar për paga, subvencione e shpenzime komunale në vitin 2008, duke konkluduar se vetëm 509 milionë euro kishin mbetur për t’u shpenzuar përmes procedurave të prokurimit publik.

“Dmth. pjesa e mbetur e që është vetëm 509 milionë euro (963 –227-209 -18 = 509) ka mbetë për tu shpenzuar përmes procedurave të propkurimit publik.

Dmth. gënjeshtra e djeshme e Hekurnait është hiç me pak se 800-509 milionë = 291milionë euro.

KAQ, sa i përket propagandës se tij, e cila po bëhet në mungesë të rezultateve, dhe tentim të mbulimit të korrupsionit galopant që ka bë kjo Qeveri”, ka shkruar Bajrami.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT