Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se ajo që ju ofrua sot LDK’së nga Kryeministri Albin Kurti, nuk ishte kompromis, por “shantazh i paketuar si zgjidhje”.
“…ai dëshiron të jetë UD.Kyeminister, ai dëshiron të sundoj jo të udhëheqë, të jetë i pari i shtetit por jo të marrë përgjegjësi për këtë vend e për qytetarët që jetojnë nga kriza në krizë”, ka shkruar Bajrami.
“Sot, ai tentoi një tjetër lojë politike: katër ministri dhe një zëvendëskryeministër për LDK-në, por me një kusht që presidenti të mbetet në duart e tij. Kjo nuk është ofertë – është presion. Kjo nuk është zgjidhje – është një tjetër përpjekje për të imponuar vullnetin e një njeriu mbi vullnetin e qytetarëve. Ajo që ju ofrua sot LDK-së nuk ishte kompromis – ishte shantazh i paketuar si zgjidhje”, ka shkruar Bajrami.




