5.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 28 Janar, 2026
spot_img

Bajqinovci – opozitës: Për shkakun e juaj po krahasohemi me vendet Afrikane dhe të Amerikës Latine për korrupsion e krim të organizuar

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovcit, i ka reaguar opozitës duke thënë se Kosova është bërë Çernobil për shkak të tyre.

Kështu u shpreh ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, gjersa shtoi se kjo ka ndodhur pasi sipas tij, në Kosovë janë mbi 120 gurthyes.



“Vet kjo opozitë e ka sjellë shtetin e Kosovës në këtë pozitë, ku për korrupsion dhe krim të organizuar krahasohemi me vendet Afrikane dhe të Amerikës Latine”, tha ai.

Postimi i tij:

Opozita po harron se të gjitha raportet ndërkombëtare e paraqesin Kosovën si vendi më i korruptuar. Raporti i Progresit, raporti i Transparency International, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, pra të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë për korrupsion endemik.
Në 10800 kilometra katror i kemi mbi 120 gurëthyes, pra e keni shêndrruar Kosovën në Çernobil.

Vet kjo opozitë e ka sjellë shtetin e Kosovës në këtë pozitë, ku për korrupsion dhe krim të organizuar krahasohemi me vendet Afrikane dhe të Amerikës Latine.

TË FUNDIT

TË FUNDIT