17.1 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Bahtiri: Unë jam njeri i paqes, kushdo që e ka kuptuar deklarimin tim si thirrje për vëllavrasje i kërkoj falje

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka sqaruar deklaratën e dhënë sot në mëngjes e cila sipas Bahtirit është nxjerrë nga konteksti, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Kryetari Bahtiri ka thënë se kushdo që e ka kuptuar deklarimin e tij si thirrje për vëllavrasje ai i kërkon falje, pasi që sipas tij ai është angazhuar gjithmonë për paqe dhe dialog.

“Prej se jam në politikë gjithmonë kam bërë ftesa për qetësi të qytetarëve dhe për zgjidhje të problemeve politike me dialog. Prapë vazhdoj me një kërkesë të tillë dhe kushdo që i jep kahje tjetër deklarimeve të mia, le ta mbanë përgjegjësinë vet.
Sot, unë vetëm kam shprehur brengën dhe mendimin se humbësit e zgjedhjeve të 6 tetorit me veprimet e tyre po duan që vendin ta drejtojnë në revotlë, për të cilën të gjithë ne jemi kundër. Nëse dikush e ka kuptuar deklarimin tim si thirrje për vëllavrasje, unë i kërkoj falje”, ka shkruar Bahtiri.

Në fund Bahtiri i ka kërkuar sërish presidentit të shpallë zgjedhjet sepse është rruga më e mirë për të dalë nga kjo situatë.

Ky është postimi i plotë i Bahtirit:

Të nderuar qytetarë,

Me vjen keq që një deklarim i imi sot është nxjerrë nga konteksti, pikërisht nga ata që kanë shtyer përpara agjendën e shkaktimit të krizës qeveritare dhe institucionale në këtë kohë të pandemisë së koronavirusit COVID-19.

Prej se jam në politikë gjithmonë kam bërë ftesa për qetësi të qytetarëve dhe për zgjidhje të problemeve politike me dialog. Prapë vazhdoj me një kërkesë të tillë dhe kushdo që i jep kahje tjetër deklarimeve të mia, le ta mbanë përgjegjësinë vet.

Sot, unë vetëm kam shprehur brengën dhe mendimin se humbësit e zgjedhjeve të 6 tetorit me veprimet e tyre po duan që vendin ta drejtojnë në revotlë, për të cilën të gjithë ne jemi kundër. Nëse dikush e ka kuptuar deklarimin tim si thirrje për vëllavrasje, unë i kërkoj falje.

Megjithatë, i kërkoj presidentit t’i shpallë zgjedhjet, sepse është rruga më e mirë për dalje nga kjo situatë pas votimit të mocionit.
AB

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT