-2.3 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Bahtiri takon biznesmenët turq, flasin për prodhimin e energjisë elektrike përmes riciklimit të mbeturinave

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Faruk Mujka, sot kanë pritur në takim përfaqësues të lartë nga kompania e energjisë elektrike në Turqi, “Euro Holding”, në krye me Tamer Pektas. Në takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve në qytetin e Mitrovicës, bëhet e ditur në njoftimin nga komuna. “Pektas ka njoftuar lidhur me projektin energjik të cilin parashihet ta realizojnë ata në qytetin e Mitrovicës, përmes grumbullimit dhe riciklimit të mbeturinave duke prodhuar energji elektrike. Ky projekt parasheh riciklimin e mbeturinave me kapacitet deri në 120 tonë në ditë, duke përpunuar të gjitha llojet e mbeturinave, me përjashtim ato të cilat kanë radioaktivitet duke mos liruar gazra dhe për të ruajtur mjedisin”.

Bahtiri ka bërë me dije se Komuna e Mitrovicës ofron kushte dhe lehtësira shumë të mëdha për të gjithë ata që synojnë të investojnë në projekte të ndryshme, duke përmendur dhënien e tokës falas, pastaj edhe lehtësirat tjera procedurale. Po ashtu kryetari Bahtiri theksoi se ky investim do të jetë shtytje e zhvillimit ekonomik, pasi që përmes kësaj fabrike nuk do të ketë më ndotje as për punëtorët e as për mjedisin dhe rrethinën.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT