27.2 C
Mitrovice
E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Bahtiri: S’na ka votu populli për me ba hajgare

Agim Bahtiri e konsideron si të papranueshme sjelljen e ish-opozitës në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar me tone të ashpra ndaj partive të opozitës.

“Kjo është nuk di çka të them, të vijnë edhe nuk votojnë, nuk di çka t’u them atyre. Populli nuk e ka votuar asnjë nga ne që të vijë këtu edhe të bëjë hajgare”, tha Bahtiri.

Deputetët dështuan sërish, në përpjekjen e 43-të, për konstituimin e Kuvendit. Seanca, pas dështimit, u shty për të mërkurën në orën 11:00.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT