4.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Bahtiri sërish flet në lidhje me kandidaturën për kryetar të Mitrovicës

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sërish ka folur në lidhje me kandidaturën për kryetar të Mitrovicës, shkruan Mitrovica SOT.

Bahtiri ka ripërsëritur se ai do të jetë kandidat i LVV për kryetar të Mitrovicës për 4 vitet e ardhshme.



Ai ka thënë se pasi që ta përfundojë punën për kufijtë administrativ dhe disa projekte tjera, do të tërhiqet me dëshirë.

Ndryshe, kohëve të fundit nga shumë njerëz është hedhur në dyshim gatishmëria dhe dëshira e LVV për të kandiduar Bahtirin për kryetar. Kjo erdhi pas vizitave të deputetit të po kësaj partie, Armend Muja, nëpër vende të ndryshme të qytetit të Mitrovicës me qytetarë të ndryshëm, gjë që ngjalli spekulimet se ai mund të jetë kandidati i LVV për kryetar të qytetit. /mitrovicasot.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT