9.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Bahtiri reagon pas dhunimit të një të miture nga dy burra në Mitrovicë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku dy burra dhunuan një të mitur në një shtëpi të pabanuar në Mitrovicë, shkruan Mitrovica SOT.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bahtiri tha se dënon ashpër aktin, duke iu bërë thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë dhe kryesit e këtij krimi të dalin para drejtësisë.



Postimi i plotë:

“E dënoj ashpër rastin e dhunimit të vajzës së mitur, që ka ndodh para dy ditësh në një fshat të Mitrovicës. Ftoj organet e hetuesisë që ta kryejnë punën e tyre me efikasitet, ku kryerësit të këtij akti të tmerrshëm duhet të marrin dënimin e merituar sa më shpejt që është e mundshme”, ka shkruar Bahtiri.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT