27.9 C
Mitrovice
E diel, 13 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Bahtiri për COVID-19 iu drejtohet qytetarëve: Ne s’jemi lodhur, do të fitojmë së bashku

Shumë komuna të Kosovës tashmë kanë raste të konfirmuara me COVID-19, derisa ka të tilla që ende nuk kanë asnjë rast të konfirmuar. Njëra nga këto komuna është Mitrovica, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një shkrimi ka falënderuar të gjithë qytetarët e Mitrovicës për edukatën e treguar deri tani duke u shprehur mirënjohës cdo herë. Bahtiri ka siguruar qytetarët se nuk jemi lodhur, mërzitur e as dorëzuar pasi që do të fitojmë së bashku.

Ky është statusi i plotë në facebook:

Qytetarë të dashur, Sa më i mistershëm që sillet virusi që po e luftojmë, aq më të kujdeshëm duhet të jemi ne. Ndihem krenar që jam kryetar i të rinjëve dhe të rejave, grave e burrave më një edukatë çfare edhe po e tregoni, ju jam mirenjohës çdo herë.

Ne s’jemi lodhur, nuk jemi merzitur e as nuk jemi dorëzuar sepse e dimë që do të fitojmë, do të fitojmë së bashku.
Tash e vërej që jemi vetëdijesuar dhe jemi gati për çdo sfidë. Ju admiroj pa masë.

AB

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT