7.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img

Bahtiri nuk pajtohet me masat kufizuese të Qeverisë sepse po godasin bizneset, paralajmëron këtë veprim

Masat e reja kufizuese të Qeverisë për shkak të rritjes së rasteve të reja të koronavirusit të cilat kanë prekur edhe bizneset kanë ngjallur pakënaqësi, shkruan mitrovicasot.net

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj këtyre duke shprehur pakënaqësi. Ai ka thënë se masat po i dëmtojnë biznese.

Bahtiri këto masa i ka cilësuar si joadekuate dhe ka ftuar kryetarët e komunave që të marrin pjesë në Asociacionin e Komunave.

Postimi origjinal i tij:

Për shkak të rritjes së madhe të numrit të qytetarëve që po rezultojnë pozitiv me COVID-19 dhe masave jo adekuate të marra nga Qeveria e Kosovës, me të cilat po goditen rëndë subjektet afariste, kërkoj nga gjithë kryetarët e komunave që të marrin pjesë në takimin që do të mbahet nesër në ora 11:00 në Asociacionin e Komunave me Qeverinë e Kosovës.

Me dakordimin e të gjithëve duhet të merren masa mbrojtëse efektive për mbrojtje nga COVID-19, por që këto masa nuk guxojnë assesi t’i dëmtojnë bizneset, sepse ne nuk mund të vazhdojmë me veprime të tilla për shkak se askush nuk mund ta jep një datë kur perfundon kjo pandemi.AB

TË FUNDIT

TË FUNDIT