4.9 C
Mitrovice
E shtunë, 11 Prill, 2026

Bahtiri me një paralajmërim të fortë për Kurtin pasi u konfirmua pranimi i planit franko-gjerman

Një ditë pas publikimit nga Bashkimi Evropian të planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka pasur reagime e mospajtime të ndryshme.

Në lidhje me këtë marrëveshje, nuk është duke u pajtuar as përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, i cili në një prononcim dhënë Paparacit ka thënë se në rast se Albin Kurti e nënshkruan këtë marrëveshje, ai s’do të jetë më pjesë e Vetëvendosjes.


“Unë do ta shikoj situatën, por mendoj se nëse ratifikohet dhe nënshkruhet nga Albin Kurti, sigurisht që më Agim Bahtiri nuk do të jetë më në Vetëvendosje”, ka thënë ai.

Ai thotë se ka besim ende të kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ai nuk do ta përkrah këtë pjesë të marrëveshjes.

“Unë mendoj që Kosova e ka fituar raundin e parë. Pika e dhjetë ka mbet me u shqyrtua, dhe thash për raundin e parë ka qenë fitues Albin Kurti. Unë kam besim që Albin Kurti nuk do ta përkrah këtë pjesë të marrëveshjes, por e ka shumë vështirë sepse është një pjesë e ratifikuar në Kuvend më 2013. Nëse është vetëm merre ose lëre, Albin Kurti do ta lë”, tha Bahtiri për Paparacin.

TË FUNDIT

TË FUNDIT