14.7 C
Mitrovice
E diel, 25 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Bahtiri: Jemi gjithmonë të gatshëm për zhbllokimin e Kuvendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka folur për tentimin e 21-të për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se subjekti i tij është gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar në zhbllokimin e kësaj situate politike, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm të japim kontribut për të zhbllokuar këtë situatë që e kemi. Ne jemi çdo herë pro, nuk jemi zhbllokues. Duhet me ditë kush është bllokues”, deklaroi Bahtiri para mediave.

Ai theksoi se përgjegjësia për bllokimin e punimeve në Kuvend nuk qëndron te Vetëvendosje, duke bërë thirrje për reflektim nga subjektet e tjera politike.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT