4.9 C
Mitrovice
E enjte, 15 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Bahtiri inspekton punimet e ndërtimit të fabrikës për riciklimin e mbeturinave në Mitrovicë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Besnik Beka dhe drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, ka inspektuar punimet që janë kryer në fabrikën për riciklimin e mbeturinave në Mitrovicë, e cila është e para e llojit të tillë në Kosovë.

Postimi i Agim Bahtirit në Facebook:

Projekteve të mëdha që janë realizuar në Mitrovicë, nga tash do t’i shtohet edhe fabrika për reciklimin e mbeturinave, që është e para e këtij lloji në Kosovë.

Me një investim prej 3.5 milionë euro, kjo fabrikë tashmë është kompletuar dhe pas mbarimit të procedurave teknike standarde do t’ia fillon punës, ku edhe do të hapen dhjetra vende të reja pune.

Mbeturinat si hekuri, letra, druri, plastika e qelqi, do të ndahen dhe grumbullohen këtu për t’u shitur, me çka do ta zvoglojnë sasinë e mbeturinave që hudhen ne deponi me më shumë se përgjysmë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT