Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i është drejtuar qytetarëve duke i falënderuar për diciplinën dhe solidaritetin në këtë kohë të pandemisë së koronavirusit COVID-19, duke thënë se do të mbetet shërbëtor i devotshëm i tyre.
I pari i Mitrovicës me këtë rast ka paralajmëruar veprime edhe më rigoroze për t’u mbrojtur nga ky virus, pasi që duke se komuna jugore e Mitrovicës po ndihet e kërcënuar për shkak se rrethohet nga komuna veriore e Mitrovicës dhe Vushtrria, qytete këto në të cilat janë dhjetra raste të konfirmuara me koronavirusin COVID-19./Veriu.info
Postimi i Agim Bahtirit:
Të dashur qytetarë,
Në këto ditë kur ende jemi ne duke e luftuar suksesshëm koronavirusn COVID-19 dhe jemi të qetë si qytet, na duhet që të jemi ende më të vendosur në betejë me veprime edhe më rigoroze.
Përzemërsisht ju falënderoj për diciplinën, solidaritetin, qytetarinë e vetëdijen e lartë që po tregoni, për të gjitha këto dhe për shumë të tjera jam i obliguar që të jem shërbëtor i devotshëmm karshi juve.
Zoti e ruajtë Mitrovicën, Kosovën dhe çdo shqiptarë!
AB