5.1 C
Mitrovice
E martë, 10 Shkurt, 2026

Bahtiri i drejtohet Kurtit në lidhje me Urën e Ibrit

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i është drejtuar KFOR-it, ndërkombëtarëve dhe kryeministrit Kurti në lidhje me Urën e Ibrit, shkruan Mitrovica SOT.

Nëpërmjet një interviste për ATV, Bahtiri i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve, KFOR-it dhe kryeministrit Kurti që Ura e Ibrit sa më shpejtë të lirohet. Sipas tij, kjo urë po mbahet e bllokuar për arsye politike dhe nuk ka asnjë arsye të mbetet ashtu.



“KFOR është një organizatë e përbashkët për ruajtjen e rendit jo vetëm në pjesën e Mitrovicës, apo të Kosovës por të gjithë botës, është e dijshme që kjo pjesë ka qenë e KFOR-it francez dhe jemi në këtë situatë ku kjo urë ende nuk është e liruar, që është një politikë jo reale. Derisa të mbahet peng kjo urë për të mos u liruar për shkak të disa njerëzve, të cilët kanë në kokat e tyre një fotografi tjetër të Kosovës dhe pretendohet që në këtë urë të ndahet Republika e Kosovës me atë të Serbisë por kjo nuk do të ndodh kurrë, asnjëherë”, tha Bahtiri në një lidhje të drejtpërdrejt për ATV-në.



“Unë bëj apel te të gjithë qytetarët të pjesës së veriut por edhe të gjithë ndërkombëtarëve po ashtu edhe kryeministrit Kurti që sa ma shpejt të lirohet kjo urë, për arsye se kjo mbahet vetëm për çështje politike dhe asgjë tjetër, nuk ka të bëj asgjë me siguri. Ashtu siç po e shihni edhe ju se ka lëvizje të lirë të qytetarëve, asnjë problem dhe vetëm që 8 vite kemi vetëm 8 incidente. Unë dëshiroj që edhe kjo urë të jetë e lirë edhe për makina sepse nuk ka asnjë arsye se kjo urë të jetë e bllokuar”, tha ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT