Deputeti Agim Bahtiri i është drejtuar me një letër të hapur familjes Jashari, shkruan Mitrovica SOT
Bahtiri në këtë shkrim thotë se Kosova gjendet në një udhëkryq për shkak të krizës institucionale që, thotë ai, po gërryen themelet e shtetësisë.
“Në këtë terr politik, sytë e popullit kthehen natyrshëm drejt Prekazit. Kur institucionet lëkunden, themelet janë ato që na mbajnë në këmbë. Familja Jashari nuk është thjesht një emër; është vetë institucioni i moralit, i sakrificës dhe i unitetit të pakontestueshëm shqiptar; është institucion i besueshmërisë e kurrë i tradhëtisë.”
Deputeti nga Mitrovica në këtë letër i lutet familjes Jashari të ofrojnë një kandidat, duke shtuar se “ju jeni e vetmja alternativë që mund të shërojë këtë ngërç, të kthejë dinjitetin në Presidencë dhe të bashkojë popullin rreth një figure që nuk e ndan, por e lartëson Kosovën.”
Postimi:



