4.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Bahtiri flet për zgjedhjet në Mitrovicë: Nuk hy në një garë nëse s’jam i bindur në fitore

Kandidati i VV’së për kryetar të Mitrovicës Agim Bahtiri shprehet i bindur në fitore në zgjedhjet e 17 tetorit. Kryetari aktual thotë se nuk hyn në asnjë garë nëse nuk është i bindur në fitore.

“Kurrë në jetën time nuk jam futur në një garë kur nuk dihet qind për qind që fitojë”, thotë Bahtiri.

“Bëhu i bindur dhe shumë i sigurt, lidhu me kë të duash, me sa të duash, ki me qenë fitues sepse nuk ka njeri e më së paku PDK që e mund Lëvizjen Vetëvendosje dhe Agim Bahtirin”, tha ai në emisionin DPT te Fdiani në T7.



“Mitrovica ka pasur mjaft të këqija me PDK’në dhe ata njerëz i mbajnë mend shumë gjëra të këqija”, tha Bahtiri.

“Lidhu me kë të duash kjo është e përfunduar, e kryer hala para se me ja nis”, shtoi Bahtiri.

TË FUNDIT

TË FUNDIT