18.5 C
Mitrovice
E enjte, 17 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Bahtiri: Drejtuesit e LDK-së bëjnë mirë të jenë konstruktiv sikur Vjosa

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se LDK’ja duhet sa më parë të pajtohet me lidhjen e koalicionit me VV’në.

Kjo, sipas tij për të dërguar në vend vullnetin e qytetarëve për ndryshim të shprehur përmes votës së lirë me 6 tetor. “LDK-ja duhet sa më parë të pajtohet me lidhjen e koalicionit me VV-në, duke çuar në vend vullnetin e qytetarëve për ndryshim të shprehur përmes votës së lirë më 6 tetor”, ka shkruar Bahtiri.

“Edhe pjesa tjetër e drejtuesve të LDK-së bëjnë mirë të jenë konstruktiv sikurse Vjosa Osmani, e cila po punon për ta jetësuar marrëveshjen e koalicionit për krijimin e qeverisë Kurti”. Tutje Bahtiri shton se posti i kryeparlamentarit është i kryer, dhe këtë e ka votuar vetë LDK’ja. “Tashmë është fakt i kryer posti i kryeparlamentarit, të cilin vet LDK-ja e ka votuar dhe çdo kërkesë në këtë drejtim do të pengon seriozisht çfardo bashkëpunimi”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT