10.1 C
Mitrovice
E martë, 14 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Bahtiri: Do jem kryetar i Mitrovicës edhe për dy mandate radhazi

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka quajtur të pavërteta dhe tendencioze lajmet ku thuhet si ai ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Madje ai ka shtuar se do të jetë kryetar i Mitrovicës edhe për dy mandate radhazi. “Nuk e kam menduar asnjëherë dorëheqjen e as që do të ndodh, përkundrazi do të jem kryetar i Mitrovicës edhe për dy mandate radhazi, sepse nuk mund t’ua lë në duar qytetin tim atyre që e shkatërruan dhe ia humbën dinjitetin”.

“Asnjë agjendë mediale, qoftë edhe e sponsorizuar nga kundërshtarët politik, nuk do ta ndalë hovin e punës së ekipit tim, ku të gjithë drejtorët po bëjnë punë të shkëlqyer”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT