spot_img
spot_img

Babë e bir dhe nipi, nga Kosova, vdiqën në aksident në Gjermani

Familja Aliu ka konfirmuar aksidentin tragjik në të cilin humbën jetën tre mërgimtarë teksa po ktheheshin nga Kosova drejt Gjermanisë.

Në një prononcim për Klankosova.tv, familjarët kanë bërë të ditur se viktimat ishin nisur nga Kosova të mërkurën, rreth orës 11:30, me destinacion Gjermaninë.

Sipas tyre, aksidenti ka ndodhur në orët e mëngjesit të së enjtes.

Familjari ka deklaruar tutje për Klankosova.tv, se në automjet ndodheshin vetëm tre viktimat, pa pasagjerë të tjerë.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën Tahir Aliu (61 vjeç), djali i tij Gentian Aliu (34 vjeç) dhe Laurent Aliu (16 vjeç).

Ndërkohë, për aksidentin kanë raportuar edhe autoritetet gjermane, të cilat kanë konfirmuar se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti.

Megjithatë, në njoftimin e tyre nuk është bërë i ditur identiteti apo shtetësia e viktimave./Klankosova.tv

TË FUNDIT

TË FUNDIT