7.7 C
Mitrovice
E martë, 4 Nëntor, 2025
spot_img

Babë e bijë rrahen mes veti, të dy përfundojnë në Polici

Një rast i rëndë dhune në familje është raportuar pasditen e së hënës në Rahovec, ku një konflikt mes babait dhe vajzës së tij ka degjeneruar në përleshje fizike, me ç’rast të dy kanë përfunduar në ndalim.

Burime të Sinjalit nga strukturat hetimore kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 3 nëntor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën “Ramize Xhevdet Krasniqi”.

Sipas informacioneve, ankuesja S.H rreth 16-vjeçar ka deklaruar se ka pasur mosmarrëveshje me prindin e saj, R. H rreth 40-vjeçar, i cili e ka goditur me një mjet të fortë (fortere) në kokë.

Pas raportimit të rastit, Policia ka shoqëruar në stacion edhe të dyshuarin R. H, i cili ka mohuar akuzat, duke deklaruar se vajza e tij e kishte goditur me një shkop druri.

Në cilësinë e dëshmitares është marrë në pyetje edhe bashkëshortja e të dyshuarit, M.G., e cila ka deklaruar se nuk ka parë momentin e përleshjes.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është urdhëruar që të hapet rasti “Dhunë në familje”, ndërsa R. H është ndaluar për 48 orë. Në anën tjetër, me vendim të Prokurores për të Mitur, edhe e mitura S.H është ndaluar për 24 orë.

Hetimet janë në zhvillim për të qartësuar rrethanat dhe përgjegjësinë individuale në këtë rast që ka përfshirë anëtarë të së njëjtës familje.

TË FUNDIT

TË FUNDIT