Dy baballarë nga Podujeva, të janë ankuar të premten në polici se vajzat e tyre të mitura janë zhdukur.
Pas intervenimit të policisë, rreth orës 23 e 30, vajzat janë gjetur në një kafene me dy të dyshuar, njëri prej tyre i mitur.
Njoftimi i plotë:
Podujevë 10.02.2023 – 11:20. Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Gjatë hetimit të rastit ora 23:30 njësiti policor, viktimat i ka gjetur në një kafiteri në Prishtinë së bashku me dy të dyshuar njëri prej tyre i mitur. Viktimat janë kthyer në shtëpi, rasti vazhdon të hetohet.



