-0.8 C
Mitrovice
E diel, 1 Shkurt, 2026
spot_img

Babai i tij pësoi sulm në tru, kjo ishte arsyeja që Kadri Veseli erdhi në Kosovë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë në Kosovë nga Gjykata Speciale.

Siç tha zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep për Sinjalin, ish-kryetari i Kuvendit është liruar për t’i vizituar familjarët e ngushtë.



Bëhet fjalë për babanë e tij që ndodhet në spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, pasi gjendja e tij shëndetësore është jo e mirë.

Klan Kosova raporton se babai i tij ka pësuar sulm në tru dhe se tani është i shtrirë në spitalin e neurologjisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT