5.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Babai i bën për spital gruan dhe tre fëmijët e mitur

Dhuna në familje konsiderohet si një nga dukuritë më të përhapura në vendin tonë. Viktimat e kësaj dhune nuk njohin moshë apo gjini, shpesh herë janë fëmijë, gra e prindër, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë ku një person është arrestuar, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht tre fëmijët e tij të mitur së bashku me nënën e tyre.

Kurse, menjëherë pas këtij sulmi viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar për media se e gjithë ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:30 në Fushë Kosovë./Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT