8.1 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Babai i Astritit kërkon që drejtësia të vihet në vend për vrasjen e djalit

Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, ka thënë se raporti i Institutit Zviceran i Mjëkësisë Ligjore thotë se Astrit Dehari është vrarë dhe jo vetëvrarë.

Ai për këtë ka kërkuar përgjegjësi të plotë për ata që e kanë kryer këtë, njofton Klan Kosova.

“Si prind pres nga organet e drejtësisë që të kërkohet përgjegjësi për të gjithë ata që kanë marrë pjesë ne vrasjen e Astritit. Raporti të ekspertëve i besojmë se janë profesionistë dhe nuk korruptohen dhe nuk duan ta njollosin karrierën e tyre për hir të interesave politike”.

“Konkluzionet janë të qarta, gjithë zinxhiri që ka pasë dorë në vrasjen e Astritit, nuk ndalemi të kërkojmë që secili ta merr në përgjegjësi për vrasjen e tij”.

Dehari ka kërkuar edhe nga Albin Kurti që nëse e merr Qeverinë të vendos drejtësinë për djalin e tij.

“Është obligim sipas qëndrimeve dhe jo vetëm për rastin e Astritit, drejtësia duhet të vihet në vend dhe të mos ndodh një rast i tillë”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT