10.5 C
Mitrovice
E enjte, 25 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Babai i Arbnor Mujes: Kosova nuk e ka ftuar djalin tim, e ka kontaktuar trajneri i Shqipërisë, Sylvinho

Selektori Alain Giresse dje e publikoi listën e Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e qershorit që “Dardanët” do t’i zhvillojnë ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Në këtë listë çuditërisht mungoi emri i Arbnor Mujës, një lojtar që po rritet me hov të shpejt – i cili për më tepër të dielën e fitoi titullin e kampionit të Belgjikës me Antwerpin, me të cilin ekip po ashtu e ka fituar edhe Kupën e Belgjikës.

Pas kësaj, gazeta nga Tirana “Sport Ekspress” raportoi se Muja do t’i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë.

Në anën tjetër, ky lajm nuk është konfirmuar ende as nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), as nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Gazeta Express sot ka kontaktuar me zyrtarët e lartë të Kombëtares Kosovës për t’i pyetur nëse Kosova e ka humbur Mujën, ose për të marrë informata nëse ai është ftuar për grumbullimin e “Dardanëve” – por, ata kanë refuzuar të prononcohen.

Sidoqoftë, Gazeta Express ka arritur ta zhvillojë një bisedë me babain e Arbnor Mujës, Naserin. Ky i fundit i ka thënë Expressit se djali i tij – tashmë kampion në Belgjikë – nuk është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e këtij muaji. Madje, ai ka kujtuar se edhe në tubimin e kaluar, në mars të këtij viti, Arbnori, siç thotë ai, ndoshta është nënvlerësuar më tepër seç duhet.

“Në grumbullimin e kaluar të Kombëtares së Kosovës Arbnori nuk ka qenë as rezervist, pra ka qenë krejt në tribuna. Ndërsa, sa i përket grumbullimit të këtij qershori Arbnori nuk ka marr ftesë. Pra, tash Arbnori nuk është ftuar. Natyrisht, djali im mund të ndihet i nënvlerësuar sepse tashmë është edhe kampion në Belgjikë”, ka deklaruar për Express, Naser Muja.

Pavarësisht të gjithave, Naser Muja thotë se ende nuk është zyrtare vendimi i djalit të tij për të luajtur për Shqipërinë, por zbuloi eksklzuvisht për Gazetën Express se selektori i Shqipërisë, Sylvinho, ka kontaktuar me Arbnorin dhe kanë biseduar rreth angazhimit të tij te “Kuqezinjtë”.

“Sidoqoftë, Arbnori ende nuk ka vendosur asgjë. Thash se Kosova nuk e ka ftuar, por e ka kontaktuar selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, dhe ai ka biseduar me djalin tim. Tash për tash djali im nuk është futbollist i Shqipërisë e as nuk është në listën e Shqipërisë të qershorit. Zyrtare nuk ka asgjë, s’ka as nënshkrim. Por, të shohim se çka do të ndodh. Edhe nëse i bashkohet Shqipërisë ne do të jemi të lumtur sepse kjo do të thoshte se s’po i bashkohet një shteti tjetër por shtetit shqiptar”, tha babai i futbollistit Arbnor Muja.

Arbnor Muja pasi u kurorëzua me dy trofe në Belgjikë, sot ka udhëtuar drejt Mitrovicës për të kaluar pushimet.

24-vjeçari, i cili në Kosovë ka bërë karrierë te Trepça, Trepça ’89 dhe Drita, si dhe në Shqipëri te Skënderbeu, është pjesë e Antwerpit që prej verës së kaluar.

Ai me “Të Kuqtë” ka regjistruar 33 paraqitje në total, ka shënuar katër gola dhe ka dhënë pesë asistime

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT