15 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Babai i Alvinit: Djalit i kam parë plagë të tmerrshme në trup, nuk i tregon

Djaloshi i vogël Alvin Berisha që është larguar nga vatrat e luftës në Siri tashmë është kthyer në shtëpi. Afrim Berisha, i ati i Alvinit në emisionin “Open” në Top Channel ka folur për takimin e parë me të birin në Siri.

“Ishte një emocion i fortë. Me tha ‘më merr me vete’. Kur u desh të largohesha dhe ta lija aty, Alvini mendoi se do ta lija aty dhe s’do të kthehesha më. Ambasadori më tha që djali do të dalë. Aty sikur m’u pre shpresa. Nuk isha i bindur që po dola nga aty pa Alvinin nuk do të mund të hyja prapë”.

Ai ka treguar se Alvini ka marrë edhe plagë gjatë luftës në Siri. “Përveç thembrës është i plagosur edhe tek kofshët. Do t’i bëj analiza për të parë nëse shëndeti i tij është në rregull. Kur Alvini e pa që ia shikova plagët u vu në siklet”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT