Analisti Azdren Shala tha se vetëm Vetëvendosjes nuk i konvenon zgjedhjet e reja, pasi s’do të korrë rezultat të mirë.
Shala tha se pritet që VV-ja të ketë rënie në 30% në rast se vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, nga 42% sa kishte në shkurt.
“Sepse besoj që Albin Kurti, tashmë e di se fajtori kryesor për bllokimin e institucioneve ekskluzivisht nga 26 marsi kur janë cerifikuar zgjedhjet është Vetëvendosje. Këtë e di Kurti”, tha Shala në Klan Kosova.
Vetë Albin Kurti e pranoi se s’është preferencë e tij që Kosova të shkojë në zgjedhje këtë dhjetor, meqë mund të ketë zgjedhje edhe në pranverë për zgjedhjen e presidentit.


