Avokatja Arbenita Aliu, ka reaguar në lidhje me suspendimin e rreshterit Sami Hoti, i cili u supsendua për shkak se në një grup të mbyllur dyshohet se diskutuan për Dimal Bashën.
Aliu tha se kjo masë është e ngutshme dhe se si veprim e dëmton policinë.
“Sqarojmë se i njejti nuk ka bërë asnjë shkelje disiplinore, e kjo do të sqarohet gjatë ditëve në vijim, pasi që në këtë fazë të procedurës sipas Akteve te brendshme të Policisë së Kosovës këto konsiderohen si hetime të brendshme dhe konfidenciale, dhe si të tilla nuk mund të sqarohen për publikun.” – ka thënë ndër të tjera ajo.
Reagimi i plotë:
REAGIM
Me datën 16.09.2025 rreshteri Sami Hoti është suspenduar nga puna sipas procedurave të brendshme disiplinore të Policisë së Kosovës .
Suspendimi i tij ka ngjallur reagime të ndryshme në opinionin e gjerë publik, andaj si përfaqësuese e rreshter Sami Hoti ndjej obligim që të sqaroj se i njëjtit është suspenduar përkohësisht në afat prej 3 ditësh mbi bazën e kinse shkeljeve disiplinore.
Sqarojmë se i njejti nuk ka bërë asnjë shkelje disiplinore, e kjo do të sqarohet gjatë ditëve në vijim, pasi që në këtë fazë të procedurës sipas Akteve te brendshme të Policisë së Kosovës këto konsiderohen si hetime të brendshme dhe konfidenciale, dhe si të tilla nuk mund të sqarohen për publikun.
Sqarojmë se komunikimet që janë lakuar në media nuk mund të konsiderohen në asnjë formë shkelje disiplinore, e aq më pak kur komunikimi ka qenë krejtësisht privat në një grup të mbyllur të kolegëve, dhe të njëjtat komunikime nuk kanë qenë publike dhe nuk kanë dëmtuar askënd e as besueshmërinë, paanshmërinë apo integritetin e Policisë së Kosovës, e që të mund të konsiderohet si shkelje.
Ky suspendim i përkohshëm ka qenë i ngutshëm, i pa arsyeshëm dhe i dëmshëm për Sami Hotin dhe vet komunitetin e Policisë.
Andaj, presim nga Policia e Kosovës të reflektojnë duke u bazuar në faktin se kjo situatë e krijuar pa nevojë dhe me pamaturi nuk mund të konsiderohet si shkelje disiplinore vetëm mbi bazën e komunikimit mbyllur të një grupi shoqëror.