Mbrojtësi i Selimit, Geoffrey Roberts, ka marrë fjalën në seancën e sotme, të fundit të deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi.
Roberts në fjalën e tij tha se edhe vet ZPS-së i “vjen turp” për argumentet që ka paraqitur ndaj klientit të tij.
Ai tha se “paaftësia e Prokurorisë për të bërë dallimin mes pretendimeve dhe provave është po aq shqetësuese në këtë fazë të procesit, sa edhe befasuese”.
“Ta themi troç, Prokurorisë vet i vjen turp për argumentet e veta kundër zotit Selimi. Nuk mund të dilet në asnjë përfundim tjetër si nga parashtrimet e së hënës, apo dosja e tyre me shkrim. Nëse vet Prokuroria nuk është e bindur për argumentet e veta kundër zotit Selimi, si mund të ju bindë ju?
Paaftësia e Prokurorisë për të bërë dallimin mes pretendimeve dhe provave është po aq shqetësuese në këtë fazë të procesit, sa edhe befasuese”, tha Roberts. /Reporteri.net/



