-3.8 C
Mitrovice
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Avokati Koci: Mos u habisni me Fatmir Limajn, po luan sipas rregullave

Avokati Arianit Koci ka thënë se kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili shprehu përafrim me Lëvizjen Vetëvendosje, “thjesht po luan lojën” e politikës kosovare sipas rregullave.

Koci ka thënë se gënjeshtrat dhe tradhëtitë politike janë bërë standard në Kosovë.

“Po ironizohet me Fatmirin për lakminë ndaj pushtetit dhe mungesën e sinqeritetit. Po mirë, çka dreqin po bën ai që nuk e kanë bërë të tjerët?”, pyeti Koci në një shkrim në Facebook të premten.

“Rrena, mashtrimi, shmangia nga premtimet dhe tradhtitë politike janë bërë standard.
Për një moment po duket sikur dikush e ka shpikur ndershmërinë në politikën kosovare dhe veç Fatmiri po e shkel”, ka thënë ai.

Koci tha se pushteti nuk fitohet me punë të ndershme e premtime të mbajtura, “por me prapaskena, kalkulime dhe lojalitet që zgjat deri në mbledhjen e radhës”.

“Dhe e di çka është më e keqja, ne votuesit jo vetëm që e kemi lejuar këtë, por shpesh kemi brohoritur për ta. Pra mos u habisni me Fatmirin, thjesht ai po luan lojën sipas rregullave që vetë i kemi pranuar”, tha Koci./Paparaci

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT