5.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
spot_img

Avokati i Popullit për moscertifikimin e Listës Serbe: Vendimi duhet të bazohet në një ligj, jo në qëndrime politike

Avokati i Popullit vlerëson se moscertifikimi i Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje u mor pa bazë juridike e në kundërshtim me procedurat e përcaktuara me ligj.

Ky institucion thekson se shteti ka detyrimin pozitiv të sigurojë kushte të barabarta dhe procedura të drejta për të gjithë garuesit politikë, duke garantuar që çdo kufizim të jetë i domosdoshëm, proporcional dhe i mbështetur në ligj.

“Avokati i Popullit rikujton se përshtatshmëria politike vendoset nga qytetarët përmes votës së lirë dhe e jo përmes vendimeve administrative”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit thotë se çdo ndërhyrje e pajustifikuar që pengon pjesëmarrjen e një subjekti politik cenon këtë të drejtë dhe ndikon drejtpërdrejt në integritetin e procesit zgjedhor.

Avokati i Popullit rikujtoi se, sipas praktikave ndërkombëtare, masat që prekin ekzistencën ose pjesëmarrjen e një partie politike, përfshirë moscertifikimin, duhet të bazohen në një ligj të qartë, të qasshëm dhe të parashikueshëm, si dhe të respektojnë plotësisht procedurat e parashikuara me ligj.

“Ndërhyrjet parandaluese janë të lejueshme vetëm kur bazohen në veprime konkrete të ndaluara me ligj dhe në vendime të formës së prerë të gjykatës, e jo në bazë të qëndrimeve politike”, shtojnë nga ky institucion.

TË FUNDIT

TË FUNDIT