Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka komentuar vendimin e kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi që rasti i Astrit Deharit të kaloje në juridiksionin e Prokurorisë Speciale.
Sipas Gashit, ngadalë por sigurtë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në çfardo mënyre në këtë rast do të ndiqen penalisht.
“Ngadalë por sigutr të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në çfarëdo mënyre në vrasjen e Astrit Deharit, shtyrjen për vrasje, fshehjen e Vrasjes do të ndiqen penalisht.
“Rasti më nuk është në Prokurorinë në Prizren dhe as hetuesit që e ndryshuan qëllimshëm kahjen e hetimit nuk do të kenë më qasje në lëndën e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje! që u vra për arsye politike”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.