12.9 C
Mitrovice
E hënë, 16 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Avni Jashari: Nuk do të ndodhte largimi i uzurpatorëve dhe publikimi i emrave të tyre, pa mbështetjen e Kadri Veselit

Zëvendësdrejtori menaxhues i AKP-së, Avni Jashari, ka dëshmuar sot në Komisionin Hetimor për Privatizimet.

Ai ka folur për procesin e privatizimeve dhe i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Gjatë dëshmisë së tij, Jashari ka thënë se me iniciativën dhe mbështetjen e ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, është bërë largimi i uzurpatorëve nga pronat shoqërore dhe publikimi i emrave të tyre.

Komisioni Hetimor për Privatizimet, i themeluar me iniciativën e Grupit Parlamentar të PDK-së ka intesifikuar punën me dëshmitarë.

Ky komision pritet të marr në pyetje dhjetëra dëshmitarë dhe personalitete në lidhje me procesin e privatizimeve në Kosovë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT