14.1 C
Mitrovice
E shtunë, 16 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Avdyli ironizon ‘Espresson 51%’ të Kurtit: Ia kemi marrë dorën me fitu zgjedhje me poezi e llafe, amo temë e rëndë me fol për ndonjë autostradë

Avdyli ka thënë edhe se, ‘’por që ndodh 51.1 kubik rrëshqitje dheu, të mbyllin 51% të autostradës “Ibrahim Rugova” , gati për një mandat, kjo askund në botë nuk ka ndodh’’.

Avdyli ka thënë edhe se, ‘’dorën ia kemi marrë’’ me fitu zgjedhje me poezi, llafe e espresso.

Postimi:

Espresso 51%, mund edhe të shtohet, edhe të zvogëlohet.

Por që ndodh 51.1 kubik rrëshqitje dheu, të mbyllin 51% të autostradës “Ibrahim Rugova” , gati për një mandat, kjo askund në botë nuk ka ndodh…

Për 700 ditë, me pas hjek një filxhan dhe çdo ditë, sot ajo autostradë do ishte plotësisht e kalueshme…

Bile për 6 vite edhe ndonjë autostradë e re mund te ndërtohej.

Nejse ajo është temë e prekshme, ne duam fore e llafe… Dhe espreso me 51%+

Për me fitu zgjedhje me poezi, llafe e esspreso, dorën ia kemi marrë, por me fol për ndonje autostradë të përfunduar a ndonje investim të madh , ajo është temë e rëndë për ne. Apo ata.

Dhe po i përmendem edhe njeherë pse ska investime kapitale, ne do shpallemi tradhëtar.

TË FUNDIT

TË FUNDIT