“Mbushe pak më shumë këtë herë, le të jetë 60”, qe komenti i kryeministrit Albin Kurtit për espresson që me shpresë si në zgjedhjet e dhjetorit t’i kthehet në përqindje, e këtë e ka komentuar edhe ish-deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli.
Në DPT te Fidani në Klan Kosova, ai tha se Kurti po vazhdon me “të njëjtat fore të lodhta” me espresso.
Avdyli me paralajmërimin e tij, u shpreh se këtë herë espressoja mund të jetë dukshëm më e shkurtër.
“Espressoja munet me qenë edhe më e shkurtër kësaj radhe. Ka espresso 30-she, 50-she dhe 70-she. Espressoja kësaj radhe mund t’i shkojë në 30-she. Edhe qytetari e ka pa që tash, një herë i fiton edhe me propaganda ose me prezantime të gjërave, sepse të gjithë ne kur kemi qenë aty, kemi besu se kur bëhen 6 vjet, do të kemi çfarë të prezantojmë”.




