2.2 C
Mitrovice
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
spot_img

Avdullah Hoti pranon letër nga Angela Merkel: Mezi pres të punoj me ju



Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë ka uruar Avdullah Hoti për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit, shkruan Gazeta Metro.

Në telegramin e dërguar Hotit, Merkel ndër të tjera ka përmendur sfidat që do e presin atë si drejtues i Qeverisë së Kosovës, e ndër to edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dialog për të cilin Merkel tha se do ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian.

Merkel ka treguar gatishmërinë e saj që të bashkëpunojë me kryeministrin Hoti.

Merkel i shkruan Hoti: Keni sfida të mëdha përpara, pres të punoj me ju

Kancelarja gjermane, Anglea Merkel, i ka dërguar telegram urimi Avdullah Hotin, për zgjedhjen e tij kryeministër i Kosovës, raporton Gazeta Express.

Merkel në letrën e saj i ka kujtuar Hotit sfidat që ai ka në krye të Qeverisë së Kosovë, duke përmendur dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë, për të cilin kancelarja ka theksuar se ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Ajo është shprehur e gatshme që të bashkëpunojë me kryeministrin Hoti.

Letra e plotë:

I nderuari Kryeministër,

Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj.

Keni sfida të mëdha para jush dhe Qeverisë suaj, vecenarisht përballja me pandeminë Covid 19, ndryshimet kushtetuese dhe dialogu me Serbinë për normalizim, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Qeveria federative mbetet e gatshme për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e saj dhe të punojë për të kuptuar vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mezi pres të punoj me ju.

Ju uroj sukses dhe mbarësi në detyrat para jush.

Sinqerisht,

Angela Merkel,

Kancelare e Federatës Gjermane




TË FUNDIT

TË FUNDIT