Gazetarja dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, Arta Avdiu, ka reaguar ndaj një kandidates për deputete nga Vetëvendosje, Bernarda Radoncic, e cila u sqarua në profilin e saj në Facebook për përkatësin etnike.
Sipas, Avdiut kandidatët për deputetë nuk kanë nevojë të dëshmojnë përkatësinë etnike dhe se, sipas saj, mjafton vetëm nënshtetësia.
Rasti e kandidatës për deputete të VV’së, Avdiu e ka krahasuar me deputeten, Duda Balje
“Nje kandiat per deputet per Kuvend te Kosoves per mu votu nuk ka nevoje me deshmu perkatesine shqiptare qysh paska bo Bernarda Radoncic. Mjafton a ki nenshtetesi kosovare dhe a je per pavaresi te Kosoves qysh eshte psh Duda Balje.”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook, përcjell Periskopi.
Ndryshe, partitë politike në vend, kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme paralamentar të 14 shkurtit.