Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Mitrovicë, saktësisht në fshatin Shupkofc.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline në aksident është përfshirë një veturë dhe një automjet i KFOR-it.
Raportohet se nga ky aksident ka edhe të lënduar.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë./IndeksOnline/



