Në 24 orët e fundit në veri të Kosovës nuk është regjistruar asnjë rast i ri i Covid-19, njoftoi sot Shtabi i Situatave të Emergjencave në veri të Mitrovicës.
Gjithashtu ky shtab bëri me dije se një person tjetër ishte shëruar nga virusi korona dhe se ai ishte banor i Zveçanit, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova.
Deri më tani, gjithsej 116 persona janë sëmurë me Covid-19 në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, nëntë kanë vdekur dhe 97 të tjerë janë shëruar, transmeton Klan Kosova.






