Asnjë i vdekur dhe vetëm 33 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Metro. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 46 pacientë të tjerë.
“Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, 46 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa nga 711 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 33!”, ka shkruar Zemaj në Facebook. Kujtojmë se numri i rasteve me COVID-19 po shkon drejt rënies dhe numri i vdekjeve po ashtu.//gazetametro.net